Rikthimi në Kuvend festohet me ëmbëlsirë në partinë e Duda Baljes

Lajme

Rikthimi në Kuvend festohet me ëmbëlsirë në partinë e Duda Baljes

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:22
Balje ka postuar një fotografi ku shihet me anëtarë të partisë Unioni Socialdemokrat duke festuar

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, ka reaguar Duda Balje.

Balje ka postuar një fotografi ku shihet me anëtarë të partisë Unioni Socialdemokrat duke festuar.

Ajo fitoi ulëse në Kuvend, pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Adrijana Hoxhiq për anulimin e votave nga ana e PZAP-së në komunat me shumicë serbe.

Komisioni Qendror Zgjedhor e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK19, LDK 15, Srpska Lista 10, AAK 8, KDTP 2, VAKAT 1, IRDK 1, RI 1, NDS 1, SDU 1, JGP 1, PAI 1, LPRK 1.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat