Çun Lajçi – Kimete Berishës: Fort lakmi ta pata për fjalët që dje ia the Enverit e Ramushit!

Lajme

Çun Lajçi – Kimete Berishës: Fort lakmi ta pata për fjalët që dje ia the Enverit e Ramushit!

Nga: A.Morina Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:07
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ndaj shkrimit të opinionistes Kimete Berisha, për Enver Hoxhajn dhe Ramush Haradinaj.

Lajçi në një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh se ia kishte shumë lakmi Berishës për fjalët që ia tha dje Hoxhajt dhe Haradinajt.

“Unë si ti s'di e fort kisha dashtë me i thanë fjalët tua, por s'i them, se je artist më thonë. Recitator tubimesh, përvjetoresh, mortesh e ahengjesh! E fort lakmi ta pata për fjalët që dje ia the Enverit e Ramushit! Ata pyesin e lypin përgjigje për fajet e veta!”, deklaroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Unë s'jam ma as i tyne as i vetvetës

Unë si ti s'di me shkrua Kimete Berisha!

As fjalën e egër si ti s'e kam, se jam artist e zemër poeti, e tehu i kosës fort mu ka topitë.

Unë si ti s'di e fort kisha dashtë me i thanë fjalët tua, por s'i them, se je artist m'thonë. Recitator tubimesh, përvjetoresh, mortesh e ahengjesh!

E fort lakmi ta pata për fjalët që dje ia the Enverit e Ramushit! Ata pyesin e lypin përgjigje për fajet e veta!

Sa gjynah për gjynahçarët!

Nji gja e di Kimete. Po mos t'isha artist, që t'me thonë ti po leh për nji asht, edhe qentë e mahallës, ata veshë shpuemit me vathin e verdhë, sikur t'i kishin fitua 50% t'votave, isha kujtua mirë e mirë çka me iu thanë, kur t'mbledhen me ulërua, e jo me pre pa e pasë takatin as shpatën:

S'rrimë n'sallë me ju votua!

Jemi t'gatshëm për zgjedhje t'reja! (Thua se e kemi pasuninë e Qatarit)

Jemi opozitë konstruktive. S'jemi me iu ba numëra!

Unë s'jam si ti Kimete, sepse po fola, kanë me m'sha: Ky qenka i tyne, se eshtna i paskan dhanë!

Kaq i hollë asht ky lloj vëllau, e konopin ka qejf me lidhë n'mullarin e vet!

Jo, unë s'jam ma as i tyne as i vetvetës. Jam i popullit, shkri n'shkronja!

Corner Bar, Plato e Kurrizit

Mars 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat