Kreu i Akademisë Serbe sqarohet për deklaratën për Kosovën

Lajme

Kreu i Akademisë Serbe sqarohet për deklaratën për Kosovën

Nga: F.B Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:06
Vladimir Kosti

Kreu i Akademisë Serbe të Arteve edhe Shkencave të Serbisë (SANU) Vladimir Kostiç, duke folur rreth Kosovës, ka thënë se në asnjë intervistë apo tekst nuk ka përmendur se ndonjë nënshkrim apo për të dhënë diçka, as nuk do të nënshkruante apo jepte diçka, por “për fat askush se pyet asgjë”, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

“Por konsideroj dhe kam shkruar se në situata vendimtare kombëtare e shtetërore më racionale do të ishte ndarja e përgjegjësisë (biseda, biseda në nivel të ndryshme shtetërore dhe shoqëri, që mos të ketë mospajtime) në përcaktimin e ‘vijave të kuqe në interesin kombëtar edhe shtetëror’, pastaj të vendoset nëse përmes ndonjë kompromisi të pranohet diçka apo mos të pranohet”, tha Kostiç në një tekst autorial për javoren “Vreme”.

Si nënvizoi ai, “vetën që cilido vendim të jetë i yni dhe i menduar” duke potencuar se “kjo nuk është punë për individ apo grup individësh”.

“Këmbëngulja është e rrezikshme dhe qëllim i dyshimtë i atyre që na ftojnë në përgjigje të shpejta për probleme shekullore – dua të them se ne si qytetarë të thjeshtomë duket se në bisedat tona duam të besojmë në marrëveshje dhe gjithë kemi më shumë kohë se vullnet. Jam i sigurt se pa marr parasysh kush do të jetë president i SANU, për probleme të këtilla akademia ka kohë edhe vullnet të mirë”, ka thënë Kostiç.

Ai ka shtuar se ndonëse nuk do të besojë se ka ndonjë qëllim, automatikisht ai është vendosur në grupin e “anës ekstreme të spektrit se zgjidhjes së “rebusit të Kosovës” ku gjenden ata që pa menduar duan të pranojnë dhe nënshkruajnë gjithçka dhe të japin, për dallim nga skaji tjetër që nuk duan asgjë të bëjnë nga ajo.

“Mes këtyre dy poleve do të sillen do të marrin vendimin”, u shpreh në tekstin autorial Kostiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat