E pabesueshme se çfarë shkruhej në librezën e shkollës në vitin 1999 në vend të notave

Lajme

E pabesueshme se çfarë shkruhej në librezën e shkollës në vitin 1999 në vend të notave

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:10
Librezë e shkollës në vitin 1999

Rrëfim nga Jeta Zymberi për luftën e fundit në Kosovë:

Lufta në Kosovë ka qenë e mbetet ngjarja më e rëndë që kam përjetuar në jetën time. Isha vetëm 8 vjeçare, por ende i kam të freskëta momentet që më kanë goditë më së shumti gjatë asaj kohe. Ne si fëmijë, nuk kemi ditë me përceptu mirë se çka po ndodhë, por frika ka qenë tejet prezente e që si pasojë e saj unë mendoj që nuk na mungojnë as traumat! Përveç tjerash, si mërzinë më të madhe që e kam përjetu gjatë asaj kohe ka qenë momenti ku disa zëra thanë: “Po kallet shkolla “Mustafa Bakija” e flaka po shihet prej larg.” E kujtoj momentin kur kom vrapu në ballkon të shtëpisë, jam ngjit në hekurat e ballkonit që me mujt me pa ma mirë, e jam drejtu nga shkolla, tu mendu që po shoh diçka. Kam fillu me qajt me idenë që kurrë ma nuk ka me pa shkollën e ndoshta as mësuesen që aq shumë e doja. Për fat, lajmi ka qenë i gabueshëm, shkolla vazhdon edhe sot me prit nxënës, e unë sa herë kaloj andej më mbushen sytë me lot se e kujtoj momentin e mërzisë në ballkonin e shtëpisë.

Librezën e shkollës fillore e kam edhe sot, falë kujdesit të nënës, e në vendin ku do të duhej të shënoheshin notat e gjysmë vjetorit të dytë, të klasës së dytë, mësuesja Sanije Binaku, kishte shkruar:

Kujtesë: “Gjysmë vjetorin e dytë të kl. II -10 ka filluar lufta në Kosovë, më 24.03.1999”.

Kjo fletë më kthen prapa në kohë e më kujton shumëçka, por mbi të gjitha më jep forcë që jetën ta vazhdoj fuqishëm sepse jemi fëmijë që i kemi shpëtuar një lufte të tmerrshme e vetëm me punë e sukses do ta kthejmë mbrapsht historinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat