Ora ndryshoi, nga kjo e diel akrepat shkuan 60 minuta përpara

Lajme

Ora ndryshoi, nga kjo e diel akrepat shkuan 60 minuta përpara

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Nga kjo e dielë, ora ndryshoi.  Duke filluar nga ora 2 e mëngjesit e datës 28 mars, ditën e diel akrepat e orës shkuan 60 minuta përpara, duke zgjatur ditën e duke na afruar më shumë me pranverën dhe verën. 

Pavarësisht se disa vende të BE-së janë kundër ndryshimeve të orës e sipas një vendimi të Parlamentit Europian, vendet anëtare e zgjedhin vetë tani nëse duan të mbajnë orën ligjore në fuqi për 54 vite apo orën diellore. 

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Kjo situatë erdhi pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzohej më shumë drita e diellit dhe të konsumohej më pak energji elektrike.

Por ndryshimi i orës sipas mjekëve mund të shkaktojë edhe stres dhe trupit i duhet pak kohë të mësohet me rregullin e ri. Mund të jetë problematik për ata që vuajnë nga pagjumësia.  

Organizata Botërore e Shëndetit beson se në vendet e industrializuara sot flenë rreth një orë më pak, ose pak më shumë se shtatë orë, në vend të të paktën tetë orësh. 

Por sërish nga sot do të zgjohemi më shpejt, ndoshta do të flemë më pak, por do të shtojmë kohën për të jetuar me dritën e diellit e në mënyrë aktive me një orë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat