Gazeta “Informer” ka kritikuar dy nga liderët e opozitës që nuk kanë reaguar fare në deklaratën e ish-korrespodentit të BBC, Slobodan Stupar se Kosova është amerikane, transmeton “Bota Sot”.
Në këtë gazetë thonë se liderët e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë dhe DVER-i, Dragan Gjillas dhe Boshko Obradoviç që ishin pjesë e një emisioni në TV Nova dëshmuan se për të më e rëndësishme është që Kosova të jetë e pavarur dhe se iu interesojnë vetëm qytetarët që ndajnë mendimin e tyre rreth kësaj teme.
Në këtë emision në televizionin e Gjillasit gazetari Stupar në prani të vetë Gjillas edhe Obradoviç tha se Kosova është amerikane edhe nuk ka çka kërkon aty.
Stupar shkurt edhe qartë tha se “Kosova është amerikane dhe se Serbia aty nuk ka asnjë të drejtë”.
Në këtë deklaratë të gazetarit Stupas, Obradoviç mezi i kanë dal nën dhëmbë disa fjalë, ndërsa Gjillas ka hesht.
Kjo është edhe një dëshmi se këta lider shfrytëzojnë këtë medium (TV Nova) për të joshur opinionin që është për pavarësinë e Kosovës.