Dukagjin Pupovci u kërkon ndjesë miqve në Facebook

Lajme

Dukagjin Pupovci u kërkon ndjesë miqve në Facebook

Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:51
Dukagjin Pupovci

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Pas emërimit, Pupovci, përmes një shkrimi i është drejtuar miqve të tij në rrjetin social Facebook.

"Miq, ju faleminderit të gjithëve një nga një për urimet dhe fjalët inkurajuese me rastin e emërimit tim në pozitën e zëvëndësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Më keni bërë të ndihem i vlerësuar, si dhe më keni obliguar të bëj përpjekje maksimale për ta arsyetuar besimin e dhënë.

Me shumë dëshirë do ta kisha zgjeruar rrethin e miqve në Facebook, por ka vite që e kam arritur limitin prej 5,000, prandaj i lus për mirëkuptim ata që më kanë kërkuar miqësi dhe nuk po mund t’i pranoj."ka shkruar Pupovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat