Xhandarmëria serbe në Karaçevë, deklarohet Policia e Kosovës

Lajme

Xhandarmëria serbe në Karaçevë, deklarohet Policia e Kosovës

Nga: A.M. Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:24
Foto arkiv -Xhandarmëria serbe në fshatin Karaçevë

Ditë më parë, banorët e fshatit Karaçevë i kanë dërguar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

Në letrën e tyre dërguar gazetës "Bota sot", ata njoftuan se në territorin e fshatit të tyre kanë parë xhandarmerinë serbe.

Kjo letër është publikuar edhe nga mediat e tjera vendore.Për këtë kanë reaguar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se është mbajtur një takim zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it, në përbërje prej KFOR-it Amerikan, Turk dhe palës serbe.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe konform autorizimeve ligjore që ka, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, përfshirë edhe mbikëqyrjen dhe patrullimet kufitare sipas mandatit të saj”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

“Referuar informacioneve zyrtare lidhur me zhvillimet e realizuara në terren vlerësohet se nuk kemi të bëjmë me hyrje të xhandarmerisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, por kemi të bëjmë me realizim të një takimi zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta.

Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe informimin e drejt të opinionit publik”,  thuhet në reagimin për media të Policisë së Kosovës.

Sqarimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës (PK) me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara me 07.04.2021 në disa media ku potencohej se, xhandarmëria serbe një ditë më parë ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në zonën e Karaçevës, ju informon dhe  njëherit sqaron se;

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe konform autorizimeve ligjore që ka, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, përfshirë edhe mbikëqyrjen dhe patrullimet kufitare sipas mandatit të saj.

Shkrimet e publikuara nuk qëndrojnë dhe nuk i përkasin ndonjë informacioni zyrtar, pasi në datën 06.04.2021, është mbajtur një takim zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it, në përbërje prej KFOR-it Amerikan, Turk dhe palës serbe.

Referuar informacioneve zyrtare lidhur me zhvillimet e realizuara në terren vlerësohet se nuk kemi të bëjmë me hyrje të xhandarmerisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, por kemi të bëjmë me realizim të një takimi zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta.                

Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe informimin e drejt të opinionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat