Nesër do të vaksinohen të moshuarit që janë të vendosur në shtëpitë e kujdesit

Lajme

Nesër do të vaksinohen të moshuarit që janë të vendosur në shtëpitë e kujdesit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30.

Kosova ka filluar vaksinimin javë më parë, ku fillimisht janë vaksinuar personeli shëndetësor, pastaj po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga 80 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat