Stefanoviç: Serbia kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës dhe bazës ushtarake

Lajme

Stefanoviç: Serbia kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës dhe bazës ushtarake

Nga: F. B. Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:42
Nebojsha Stefanoviç

Ministri i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç ka vlerësuar se situata e sigurisë në regjion është komplekse, posaçërisht në Kosovë ku ka veprime shqetësuese siç është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe bazës ushtarake, që kundërshtohet nga Serbia, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Ai shtoi se këtë qëndrim e mban edhe n takimet me partnerët ndërkombëtar por edhe me ata që nuk janë partner.

"Kur flitet për ndërtimin e një baze në veri të krahinës, kjo shqetëson serbët, sepse kjo nuk është gjë naive, nuk ndërtohet ajo nga ata për paqe afatgjate, si bëjmë ne sepse është interesi ynë. Sot mund të ngremë kokën për atë që ka bërë Vuçiq. Ne nuk duhet të lusim askënd as të ulim kokën, mund të themi se nuk është ne harmoni me rezolutën 1244 dhe nuk kanë të drejtë në këtë”, tha Stefanoviç.

Dëshira e Serbisë është që të jetë garant i stabilitetit që me forcimin ekonomik sjellë jetë më të mirë për qytetarët.

"Stabilitetit dhe paqja janë qëllimet në të cilat Serbia synon dhe garant i stabilitetit në të gjithë territorin dhe regjionin” tha ai.

Lidhur me gatishmërinë ushtarake, ai njoftoi për stërvitjen e përbashkët “përgjigja 2021”, ku do marrin pjesë njësi ushtarake edhe policore dhe gjuajtje me armë.

Ai përmendi stërvitjen në të cilën do marrin pjesë 1500 pjesëtar të Ushtrisë dhe Policisë, ku krahas gjuajtjes do tregohet gatishmëria e zgjidhjes së situatave të krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat