Kërkohet ndihmë financiare për ish-luftëtarin e UÇK-së nga Zhilivoda

Lajme

Kërkohet ndihmë financiare për ish-luftëtarin e UÇK-së nga Zhilivoda

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:35
Tiranë 1998, Naim Miftari, Anefi Krasniqit dhe Mentor Syla

Ish-luftëtari i UÇK-së, Anefi Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bashkëluftëtari i tij, ish-eprori Naim Miftari përmes një apeli publik, ka kërkuar ndihmë për të.

Miftari ka kërkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ta ndihmojë Krasniqi me aq sa ka mundësi ligjore ministria.

Postimi i Miftarit:

Apel për ta ndihmuar një ushtar_luftëtar të UÇK 

Bashkëluftëtari i jonë Anefi Krasniqi është luftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka lindur dhe jeton në fshatin Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë.

Rrjedh nga një familje patriotike dhe kombëtare e angazhuar në luftën e fundit gjithë familja në shërbim të luftës ku lirisë së Kosovës i dha dëshmorin e Kombit  SHABAN N KRASNIQI ..

Anefiu është i martuar dhe i ka tre fëmijë .

Anefiu sot ka nevojë për ndihmë financiare dhe vuan nga sëmundja kancerogjene ‘Dg.carcinoma ex pleomorphic adenoma reg pallatum mollae lat .Dex’ e cila kërkon urgjent trajtim jashtë vendit dhe shuma e trajtimit të sëmundjes është e papërballueshme për Familjen.

Ju lutem të gjithë atyre që kanë mundësi t’i ndihmojnë Anefiut!

Nr i llogarisë bankare:

1300003014254233 BPB

Nr i telefonit : +38345886305

Rast sëmundja e rënd është i vërtet e njoh personalisht pasi e kam bashkëluftëtar dhe shok posedon të gjitha dokumentet shtesë mjekësisë të nevojshme, lus edhe Arben Vitian ministrin e shëndetësisë të ndihmojnë luftëtarin Anefi Krasniqin sipas mundësive ligjore qe i ka ministria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat