Banorët e këtij qyteti në Kosovë po thonë se janë vizituar nga UFO-t

Lajme

Banorët e këtij qyteti në Kosovë po thonë se janë vizituar nga UFO-t

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Muaji që lamë pas, nuk ishte fare i qetë për banorët e Zhabarit të Mitrovicë.

Disa drita që ishin shfaqur mbi qiellin e Zhabarit, kishin alarmuar banorët e këtij fshati, duke aluduar se ishin UFO-të.

Banorët nga atje përmes rrjeteve sociale, kishin shpërndarë fotografi ku shiheshin disa drita duke lëvizur në qiell, ndërsa për to kishin menduar se janë pjatat fluturuese të jashtëtokësoreve.

Por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe dhe që s’ka të bëj fare me UFO-të, pasi dritat e shfaqura në qiell ishin nga diskotekat që tashmë nuk punojnë për shkak të COVID, në veri të Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat