Franca i dhuron tri automjete Bastion Policisë së Kosovës

Lajme

Franca i dhuron tri automjete Bastion Policisë së Kosovës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadorja e Francës🇫🇷, Marie-Christine Butel, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të 3 automjeteve Bastion, Policisë së Kosovës.

Këto janë automjete të prodhuara tërësisht në Francë nga kompania Arquus. 

Dorëzimi këtyre automjeteve është pjesë e një bashkëpunimi të filluar që nga viti 2013 me Ministrinë e Punëve të brendshme. 

Këto automjete i shtohen kontigjentit të 12 automjeteve që janë tashmë duke u përdorur për transportin e mbrojtur dhe misionet e zbatimit të ligjit. 

Ndërmarrja franceze Arquus është një nga margaritarët e industrisë franceze dhe furnizuesi kryesor lidhur me mobilitetin tokësor për ministri të ndryshme në Francë dhe një furnizues kryesor i automjeteve 4x4 dhe 6x6 për forca të shumta të sigurisë në Francë si dhe ne botën e jashtme, në më shumë se 60 vende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat