Kosova në NETFLIX, reagon ashpër Vuçiq

Lajme

Kosova në NETFLIX, reagon ashpër Vuçiq

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:29
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar vendosjen e Kosovës në NETFLIX.

Ai ka thënë se Kosova as nuk mund që ta ëndërrojë njohjen e Serbisë. Këtë e ka thënë lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se prapa “Non paper” që janë publikuar javët e fundit, qëndron Beogradi.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lërë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë.

E shoh tash se ata janë duke festuar gjithë ditën se NETFLIX i ka vendosur në listën e tyre. NETFLIX ju ka vendosur në listë, gjë të cilën duhet ta bëjnë OKB dhe Interpol”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat