Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Rahovec, pasi dyshohet se kishin publikuar video në rrjetet sociale duke mbajtur armë. Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Në konsultim me prokurorin, policia ka bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 13 fishekë dhe një pushkë snajper me 12 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.