Një burrë është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit policor, viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore për sigurinë e tyre.
Ndërkaq, i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.