Një person është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.