Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Fazli Grajqevci” në Fushë Kosovë. Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Në konsultim me prokurorin, janë bastisur dy lokacione ku dyshohej se qëndronin të dyshuarit.
Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një veturë, një pistoletë, zinxhirë ari, kapele, maska, dorëza, një hebël dhe një sasi marihuane.
Po ashtu, njësitë policore kanë bastisur edhe një lokacion ku dyshohet se ishte shitur ari i vjedhur, me ç'rast është konfiskuar edhe sasia e tij.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.