Arrestohet një burrë në Ferizaj për dhunë në familje, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë

Arrestohet një burrë në Ferizaj për dhunë në familje, dërgohet në vuajtje të dënimit

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 09:22
Fotoilustrim

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rasti ka ndodhur më 19 nëntor, rreth orës 09:00, në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat