Policia e Kosovës ka shqiptuar 2323 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë arrestuar 24 persona. Të dhënat janë bërë të ditura në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku, prej të cilave një me fatalitet, 16 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Ndërkohë, nga personat e arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, dy janë në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.
Statistikat e Policisë së Kosovës:
Aksidente trafiku me fatalitet: 1
Aksidente trafiku me të lënduar: 16
Aksidente trafiku me dëme materiale: 33
Tiketa trafiku të shqiptuara: 2323
Persona të arrestuar: 24
Persona në mbajtje: 12
Persona në ndalim policor: 0
Persona në vuajtje të dënimit: 2