Një person është ndaluar për intervistim në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit policor në veturën e tij janë gjetur disa dokumente që dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25, kur njësitet policore kanë kontrolluar një veturë me targa vendore, të cilën po e drejtonte një mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, transmeton “Bota sot”.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.