“Nuk më njohu Kadri Veseli”, Shukri Buja tregon reagimet e kolegëve pas transformimit nga fitnesi

Lajme

“Nuk më njohu Kadri Veseli”, Shukri Buja tregon reagimet e kolegëve pas transformimit nga fitnesi

Më: 30 prill 2021 Në ora: 08:39
Shukri Buja

Gjatë ditëve të fundit ish-deputeti i PDK’së, Shukri Buja është komentuar shumë për ndryshimin drastik në pamje.

Buja në një intervistë për emisionin e mëngjesit ka folur për këtë ndryshim.

Ai tha se qe 35 vite ushtron fitnes, po ashtu çdo mbramje e preferon të vrapojë.

Ndërkaq, kur u pyet nga gazetarja Syzana Hajradini se a po e njohin njerëzit kur po e takojnë, ai u përgjigj

“Shumë me vështërsi. Vec nga afër. Ndërkaq një pjesë e ish-udhëheqësve, kur kam qenë në seli as nuk më kanë përshëndet se nuk e kanë ditë as që jam. Janë befasu të gjithë e sidomos shefi i partisë, Kadri Veseli. Tha mos e ndryshoni pamjen se ma bukur po dukeni kështu”, ka thënë Buja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat