G7 kundër ndryshimit të kufijve në vija etnike në Ballkan

Lajme

G7 kundër ndryshimit të kufijve në vija etnike në Ballkan

Nga: F.B Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:06
Ilustrim

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare G7 kanë ftuar Prishtinën dhe Beogradin që në mënyrë konstruktive të marrin pjesë në bisedime në kuadër të dialogut me ndihmën e BE-së, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

G7 po ashtu kërkon normalizimin e plotë të raporteve përmes “marrëveshjes gjithëpërfshirëse juridike obliguese që do të kontribuoj stabilitetin në regjion”.

Ata në deklaratën e përbashkët në fund të Samitit G7 që u mbajt në Londër nga 3 deri 4 maj, kanë vlerësuar se “janë të paarsyeshme spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve në vija etnike” dhe nuk ofrojnë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet regjioni, ndërkohë që ndryshimet e tilla përbëjnë kërcënim për stabilitetin regjional.

"Me vendosmëri refuzojmë secilën përpjekje të minimit të integritetit territorial në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet më tej në kumtesë në pjesë kushtuar Ballkanit.

Ministrat e jashtëm nga ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia , Kanada dhe Japonia, së bashku kanë konfirmuar përkushtimin për siguri, rimëkëmbjen ekonomike dhe perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit duke e cilësuar “investim kyç për paqe dhe stabilitet”.

Kemi ftuar realizimin e reformave të brendshme, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbështetur përparimin e bashkëpunimit të mëtejmë regjional, posaçërisht përmes tregut të përbashkët regjional, agjendën e gjelbër për Ballkan dhe procesin e Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat