​Serbia heq flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit

Lajme

​Serbia heq flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:14
Musliu e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar

Persona të panjohur kanë njollosur lapidarin e dëshmorit të parë të UÇPMB-së Fatmir Ibishi dhe nga aty kanë larguar flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat