Patrullimet policore po vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë

Lajme

Patrullimet policore po vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:44
Policia e Kosovës

Patrullimet policore po vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, respektivisht në zbatim të vendimeve të institucioneve shtetërore në këtë drejtim.

Zbatimi i Ligjit anti COVID 19, i masave të vendosura nga institucionet shtetërore dhe zbatimi i planit operativ të PK-së, po gjejnë zbatim në tërë vendin.

Këto aktivitete po realizohen në bashkëpunim me inspektorët e angazhuar për këtë qëllim.

Policia, edhe pse ka ulje të ndjeshme të rasteve me COVID 19, apelon/kërkon nga të gjithë qytetarët që derisa masat konkrete janë në fuqi, të respektohen të njëjtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat