Politikanët serbë ‘kapen’ mes vete për Kosovën

Lajme

Politikanët serbë ‘kapen’ mes vete për Kosovën

Nga: F. B. Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:51
Petkoviç

Anëtari i Këshillit Qendror të SNS, Petar Petkoviç ka porosit Partinë Social-demokrate që të lenë tregimin për Kosovën dhe “sulmet e marra” ndaj Vuçiqit, që njëherë e përgjithmonë i ndali rrugën Tadiçit dhe politikës shkatërruese dhe shkatërrimit të Serbisë, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Në vend se të gënjehet opinioni, SDS do duhej të përballet me bilancin katastrofë të qeverisjes së Tadiçit dhe humbjeve për të cilat është përgjegjës”, tha Petkoviç në një kumtesë të SNS.

Petkoviç u shpreh se njerëz të Tadiçit mes Kosovës edhe Serbisë vendosën de facto vijë kufitare dhe instaluan doganat e Kosovës mes serbëve, përderisa fliste për “vija të kuqe”.

"Në vend se i fryn erërave të ambasadorëve të huaj dhe merr pjesë ne sulmet e pabaza ndaj shtetit të vetë, Tadiç do duhej të dijë se koha kur klient të ambasadave qeverisnin me Serbinë, ka kaluar dhe se asgjë nuk fitohet me joshje ndaj qendrave të fuqishme", tha Petkoviç.

Në katastrofën që Tadiç ia shkaktoi Serbisë duke luftuar kinse për Kosovën, në fakt “u tërhiq politikisht edhe në planin diplomatik” do të shkruajë historia, tha ai.

SDS sot në faqen zyrtare ka publikuar se pas deklarimit të pranimit të Kosovës nga Izraeli është e qartë se “Vuçiq në Uashington ka nënshkruar aktin e pranimit implicite të pavarësisë së Kosovës dhe personalisht ka marr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për dallim nga pranimi eksplicit i tij” dhe se regjimi duhet të “bart përgjegjësi për situatën e përgjithshme politike në Kosovë në dhjetë vitet e fundit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat