Pamje nga aksidenti tragjik në Prishtinë që i mori jetën një këmbësori

Lajme

Pamje nga aksidenti tragjik në Prishtinë që i mori jetën një këmbësori

Më: 13 maj 2021 Në ora: 00:11
Ilustrim

Media ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë.

Si pasojë e një aksidenti në trafik mes dy veturave, lëndime për vdekje ka marrë një këmbësor.

Banorët e asaj lagje po ankohen pasi që në atë pjesë po ka aksidente të shumta e me disa viktima.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e  rrethanave të këtij aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat