Takimi i të martës në Bruksel, zbulohen temat e diskutimit - përmendet dhe “Non paper”

Lajme

Takimi i të martës në Bruksel, zbulohen temat e diskutimit - përmendet dhe “Non paper”

Nga: F.B Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:20
Ilustrim

Në darkën tradicionale të gjashtë liderëve të regjionit me shefin e diplomacisë së BE-së, do të shqyrtohet situata e përgjithshme politike në Ballkan. Darka do mbahet të martën në organizim të Borrell, ku pritet të diskutohet edhe vazhdimi i dialogut, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Sipas burimeve, Borrell në Bruksel do përpiqet të bind kryeministrin Kurti që dialogu të jetë në maje të prioriteteve të qeverisë së tij dhe të caktohet data e raundit të bisedimeve.

Nuk përjashtohet mundësia që në margjina të kësaj darke të ndodhë takimi mes kryeministrit Kurti dhe kryeministres Bërnabiç.

Në krye të dëshirave të BE është vazhdimi i dialogut me 24 apo 25 maj në nivelin më të lartë, kur mbahet edhe Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së, ku pritet të shqyrtohet çështja e zgjerimit dhe të merren konkluza të caktuara.

Në takimin e liderëve pritet të shqyrtohet situata e përgjithshme, por mund të debatohet dhe rreth “non-paper” dhe propozimeve të zgjidhjes së çështjeve të hapura në Ballkan, që u publikuan javët e shkuara, ku propozohej ndryshimi i kufijve.

Në debatin e ministrave të mbajtur në Bruksel të hënën, Borrell në “non-paper” ka theksuar se Ballkani duhet të jetë orbita gjeo-politike e BE-së, në të kundërtën iu hapet mundësia palës së tretë si Rusia, Kina e Turqia për veprime.

Beogradi do shpreh qëndrimin për mbështetjen e dialogut dhe gjetjen e kompromisit, ku asnjëra palë nuk merr gjithçka e tjetra nuk humb të gjitha, ndërkohë që do insistohet përmbushja e obligimeve nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat