Vërshime në disa fshatra të Preshevës, Arifi tregon a ka dëme në njerëz

Lajme

Vërshime në disa fshatra të Preshevës, Arifi tregon a ka dëme në njerëz

Më: 28 maj 2021 Në ora: 00:41
Shqiprim Arifi

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar për vërshimet që shkaktuan dëme në disa fshatra të komunës së Preshevës sonte.

“Kemi parë qytetarë të trishtuar dhe të dëmtuar. S’kemi pasë dëme ne njerëz, s’është dëmtuar shëndeti i askujt. Ka pasë dëme në infrastrukturë dhe kjo është fatmirësia në fatkeqësi”.

Ai ka thënë se ka pasë banorë nga fshatrat tjera që janë solidarizuar me ata që pësuan nga vërshimet.

Arifi ka thënë se do të kërkojnë një pako financiare në mbledhjen e Kuvendit Komunal për kompensimin e dëmeve. Po ashtu, ai ka kërkuar edhe nga Kosova që të ndihmojë siç ka bërë me komunën e Bujanocit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat