Mustafi: Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të jenë pjesë e trajtimit në kuadër të dialogut

Lajme

Mustafi: Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të jenë pjesë e trajtimit në kuadër të dialogut

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:01
Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka thënë se ndryshe nga vitet më parë politikisht shqiptarët janë shumë më të organizuar dhe mobilizuar.

Ai, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të përfshihen në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ka pasë bashkëkoordinim dhe bashkëveprim dhe konsultime të vazhdueshme sa i përket Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Dua të përshëndes forcën e gjithsecilit lider politik që ka gjetur për të parë përtej interesave partiake vizionin e përbashkët për angazhim ndaj qytetarëve të Luginës. Roli i dy qeverive është i pakontestueshëm dhe do të duhej të jetë i tillë, edhe pse ne në vazhdimësi po kërkojmë që të jemi nën mbrojtjen institucionale të Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Nuk jemi qytetarë të barabartë me qytetarët shumicë dhe kjo nënkupton që mbetet vetëm një zgjidhje dhe ajo është kthimi te referendumi i vitit 1992 kur është kërkuar autonomi territoriale me të drejtë bashkimi që krahas atij vullneti të shprehur të futet në kuadër të një procesi rajonal që është mes Kosovës dhe Serbisë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të jenë pjesë e trajtimit në kuadër të këtij procesi në Bruksel dhe krahas kësaj të gjendet një zgjidhje që do të mundësonte hapësirë më të madhe lirie, drejtësie dhe vendosje të barazisë dhe këto sigurisht që mund të bëhen vetëm përmes një marrëveshje ndërkombëtare gjithëpërfshirëse  që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat