“Serbia është problem se nuk pranon pavarësinë e Kosovës”, deklarata e profesorit amerikan nxit reagime në Serbi

Lajme

“Serbia është problem se nuk pranon pavarësinë e Kosovës”, deklarata e profesorit amerikan nxit reagime në Serbi

Nga: F.B Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:35
Edward P. Joseph

Dragan Gjilas përmes mediumit të vet “Nova.rs” ka porositur qytetarët se “Serbia është problem, sepse nuk pranon kushtet e perëndimit”, duke e ndërlidhur këtë sulm ndaj Gjilas me botimin e deklaratës së profesorit amerikan Edward P. Joseph se “Serbia është problem, sepse mban levën mbi Kosovën dhe nuk pranon pavarësinë e Kosovës”, transmeton “Bota Sot”.

“Objektiv” shkruan se Gjilas dhe mediat e tij përsërit treguan se Serbia e dobët në politikën e jashtme është zgjidhja e vetme.

Portali ”Nova.rs” që është nën politikën redaksionale të Gjilasit, sot ndër lajmet kryesore ka vendosur deklaratën e profesorit amerikan Edward P. Joseph, që deklaroi se “Serbia është problem, sepse mban levën mbi Kosovën dhe nuk pranon pavarësinë e Kosovës” .

Analisti i politikës së jashtme amerikane Edward P. Joseph, në një intervistë për mediat boshnjake ka thënë se “kandidatura e Serbisë për BE është maskë dhe si Serbia mban levën ndaj Kosovës”.

S mediumi i Gjilasit zbardhi ditën me titullin e profesorit amerikan se “Serbia është problem, sepse nuk pranon perëndimin”, ku transmetohet pjesa e intervistës së profesorit amerikan ku Serbinë e shikon në kontest negativ dhe fajtor kryesor për situatën në regjion dhe Kosovë.

Ky medium, duke sulmuar Gjilas konstaton se ai edhe mediumi që drejton përsëri dëshmuan se për të, vet, Serbia e dobët në politikën e jashtme është zgjidhja e vetme dhe si do të silleshin ata nëse marrin pushtetin. Me gjasë symbyllur do të dëgjonin instruksionet që duhet të bëjnë për të pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe për të dërguar Serbinë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat