Lajm i mirë për dasmat, ja kur fillojnë - këto janë rregullat e reja

Lajme

Lajm i mirë për dasmat, ja kur fillojnë - këto janë rregullat e reja

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:31
Ilustrim

Pas lirimit të masave antiCovid nga Qeveria pritet që nga data 15 qershor të fillojnë të mbahen ahengjet e ndryshme.

Nga kjo datë pritet që edhe pishat të fillojnë me veprimtarinë e tyre.

Kryetari i Odes së Hotilerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka treguar mënyrën se si do të mbahen dasmat pas 15 qershorit.

Ai ka bërë të qartë se nuk do të ketë dasma deri në orët e mëngjesit.

“Është e kryer, ora është e kryer në 23:00 mbyllen të gjitha, pas orës 00:00 nuk ka asgjë. Për orë nuk kemi çka me diskutu”, ka thënë Sogojeva.

Sogojeva ka pasur një porosi për “meraklitë” e dasmave që duan të vazhdojnë ndejën deri vonë.

“Kush do të bëjë dasmë fillon në orën 16:00, ka kohë mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Sogojeva ka shpjeguar se janë duke punuar bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë për rregullat të cilat do t’u përmbahen këto biznese.

“Njëherë jem duke punuar në udhëzuesin , nga Oda dhe nga Ministria, ata janë duke e përpiluar udhëzuesin, i cili i specifikon të gjitha se si të organizohen, por në parim jemi marrë vesh që 35% e hapësirave të lejohen”, është shprehur Sogojeva.

Pas lirimit të disa nga masave ka ndodhur edhe një ndryshim në tavolinat e mysafirëve ku nga 4 persona të lejuar, tani do të lejohen 5 persona në një tavolinë.

“Tash e kemi që jo 4 persona, por 5 persona të lejohen në një tavolinë, deri në 200 veta mund të realizohet dasma”, ka thënë Sogojeva.

Nga 31 maji Ministria e Shëndetësisë ka liruar masat anti-Covid, ku orari i gastronomisë është zgjatur deri në ora 23:00 dhe nuk do të ketë orë policore në komunat e Kosovës.

Kjo pasi Qeveria ka marrë vendim që të lehtësohen masat anti-Covid pas uljes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat