Analistët serbë: Joe Biden do të vendos vulën në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Analistët serbë: Joe Biden do të vendos vulën në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:20
Joe Biden

Tash nuk ka asnjë dilemë: Brukseli zyrtar e ka pranuar se është e pafuqishme të shtyjë përpara nga pika e vdekjes dialogun dhe në këtë shpreson në ndihmën e Uashingtonit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tyre, presidenti amerikan Joe Biden që tashmë ndodhet në Evropë do të marr pjesë në tri tubime me rëndësi të “aleatëve perëndimor” – Samitin G7, Samitin e BE dhe ShBA dhe Samitin e NATO-së, ku do vendos “vulën” në përtëritjen e qasjes amerikano-evropiane në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe kthimin e Amerikës përmes dyerve të mëdha në dialog, mendojnë biseduesit e gazetës.

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç për "Novosti", theksoi se gjatë javës që vjen shumë gjëra do të qartësohen: “Me gjasa Kurti do të minojë dialogun, ai vazhdon të insistoj se nuk ka bisedë rrteh asociacionit dhe duhet të flitet për njohjen, gjë që Beogradi e konsideron të papranueshme dhe Borel për këtë qysh përpara ka kërkuar ndihmë nga ShBA, pasi BE nuk ka mekanizëm të veprojë ndaj Prishtinës. Serbia nuk bart asnjë fajësi për gjendjen në dialog , çdo gjë është në duar të fuqive perëndimore. Ky është test për Uashingtonin nëse do tregoj[ vullnet për të ndikuar në Kurtin të heq dorë nga pozicionet e tij. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të dimë se qëllimi i tyre (ShBA-ve) është njohja e Kosovës nga Serbia” tha ai.

Srgjan Graovac nga Qendra për stabilitet shoqëror thotë se Amerika asnjëherë nuk ka braktis “tregimin e Kosovës”, vetëm se tash atë politik nga dy binar gjatë kohës së Tramp e ka kthyer në një duke u harmonizuar me partnerët evropian.

“Ardhja e Biden në Evropë është pompoze edhe praktikisht paralajmërim se Uashingtoni do lidhet ngushtë me BE në interesa edhe politikë. Kjo do shprehet në zgjidhjen çështjes së Kosovës, ndaj neve do ketë presione edhe më të fuqishme sepse do veprojnë në sinkronizim”.

Gazeta përkujton se Kurti dje në punimet e Kuvendit në Prishtinë përsëriti qëndrimin se nuk duhet ngutur në bisedime dhe se ato po shkojnë në drejtimin që Beogradi të njohë Kosovën, duke ftuar BE që të “bëjë presion ndaj Serbisë”.

Në ndërkohë ministrja e drejtësisë në qeverinë serbe Maja Popoviç, porositi të premten se Kosova do të mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat