Flet Bërnabiq pas përballjes me Osmanin në Samitin në Turqi

Lajme

Flet Bërnabiq pas përballjes me Osmanin në Samitin në Turqi

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:09
Osmani e Bërnabiq morën pjesë në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore të mbajtur në Antalia të Turqisë

(E plotësuar) - Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot pas takimit në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Turqi, se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje vendeve pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë.

Para takimit, nikoqiri i takimit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mirëpriti pjesëmarrësit, duke përfshirë presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, Millo Gjukanoviq e Stevo Pendarovski, kryetarin e Presidencës së BeH, Millorad Dodik, kreyministrin kroat Andrej Plenkoviq, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe të tjerët.

Bërnabiq tha pas takimit se fjalimi i Osmanit në këtë takim flet për mungesën e mirësjelljes politike të përfaqësuesve të Kosovës, raporton Tanjug.

“Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për nikoqirët, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, u tha Bërnabiq gazetarëve.

Sipas saj, Osmani tregoi mungesë të mirësjelljes politike.

“Unë nuk kam dashur të merrem me këtë. Me atë fjalim. Ajo foli më së miri për veten e saj dhe mirësjelljen e tyre politike, domethënë për mungesën e saj”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja serbe tha se Osmani nuk votoi kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030. Sipas Bërnabiqit, ajo vetëm shprehu rezerva, por lejoi që dokumentet të miratohen.

“Në çdo vend ku përmendet Kosova, nuk ishte vetëm me yll, por me shënim në fund të faqes”, tha Bërnabiq.

Zyra e Presidentes, tha sot përmes një deklarate për media se në këtë samit, i cili sivjet u mbajt për herë të 25-të, presidentja Osmani do të fliste lidhur me qëndrimet e Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik.

***

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka votuar kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030.

Bërnabiq për Tanjug ka treguar se Osmani kishte shprehur rezervat e saj, por lejoi të miratoheshin dokumentet.

“Në çdo vend ku përmendet Kosova nuk është vetëm me yll por me fusnotë”, ka thënë Bërnabiq, duke shpjeguar se Osmani nuk pengoi miratimin e dokumenteve, por shprehu rezervat.

Bërnabiq ka thënë se është interesante se presidentja e Kosovës, Osmani, i është referuar Marrëveshjes së Bruksel dhe ka thënë se fusnota shkon vetëm kur Kosova përmendet për herë të parë.

“Thirreshin në Marrëveshje të Brukselit. Kjo politikë nuk ndalet së më befasuari”, ka thënë Bërnabiq.

Osmani e Bërnabiq morën pjesë në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore të mbajtur në Antalia të Turqisë.

Para takimit presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i priti pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ishin Osmani, Brnabiq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ai i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetari i presicendës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat