Daçiq: Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës

Lajme

Daçiq: Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:06
Ivica Daçiq

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq u pyet sot rreth një teme që kishte të bënte me armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Perëndimi.

I pari i legjislativit tha se Serbia nuk do ta lejojë siç e quajti ai pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës.

“Ne kemi paralajmëruar hapur se çdo ndryshim i situatës në terren do të thotë që marrëveshjet e nënshkruara nuk janë më të vlefshme, Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të Veriut të Kosovës.

Është e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo. Të gjithë janë të vetëdijshëm se nxitja e konflikteve të reja do të ishte fatale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat