Serbët e Kosovës mblidhen në Graqanicë për të festuar Vidovdanin

Lajme

Serbët e Kosovës mblidhen në Graqanicë për të festuar Vidovdanin

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 10:03
Serbët e Kosovës

Serbët e Kosovës sot në Graqanicë janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.

Siç shkruan Kosovo online, Porfirije do të shërbejë në liturgjinë në Manastirin e Graqanicës, e cila ka filluar në orën 8 e 30 të mëngjesit.

Të pranishëm janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, si dhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq.

Patriarku do të nderojë serbët e rënë në Betejën e Kosovës duke filluar nga ora 12 e 30.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat