Vuçiq: Nuk më shqetëson Ushtria e Kosovës, por incidentet e mundshme

Lajme

Vuçiq: Nuk më shqetëson Ushtria e Kosovës, por incidentet e mundshme

Nga: F.B Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:24
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq, ka deklaruar se nuk e frikëson formimi i ushtrisë së Kosovës, sepse siç ka thënë "është shumë më e dobët se e Serbisë dhe nuk mund të rrezikojë Serbinë", transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka shtuar se e shqetëson secila situatë e mundshme incidenti, sepse ky nuk do të ishte problem vetëm për Beogradin.

"Ne po ecim shpejtë përpara, e kjo do të largonte investitorët nga regjioni", tha ai.

Ndërsa, me rastin e miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Parlamentin e Kosovës, Vuçiq tha se është befasuar që Podgorica ishte më e zellshme dhe më e shpejtë se Prishtina.

Sa i përket Prishtinës, ai tha se po vërtetohet ajo që ai ka paralajmëruar.

“Siç pata paralajmëruar para dhjetë ditëve, kur u miratua një rezolutë e tillë në parlamentin malazez, do nis vërshimi i rezolutave të tilla kundër Serbisë në shumicën e parlamenteve në regjion, ashtu që të shprehin qartë se serbët ka kryer gjenocid dhe të tregojnë përcaktimin e vet kinse për raporte ndër-fqinjësore, e në fakt i japin goditje Serbisë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat