Stuhia e shiut në Gjakovë dëmet janë deri në 100 përqind

Lajme

Stuhia e shiut në Gjakovë dëmet janë deri në 100 përqind

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:37
Breshër

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Haxhi Sejdiu gjatë ditës ka qenë në teren, kryesisht në fshatrat e Rekës së Keqe për të parë për së afërmi dëmin e shkatuar në kulturat bujqësore nga reshjet e dendura të shiut gjatë pasdites së djeshme.

Sipas Haxhiut, dëme deri në 100 përqind janë shkaktuar në shumë lokalitete.

Kulturat bujqësore më të dëmtuara janë në misër, grurë, perime, pemë dhe sera tjera.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka formuar komisionin për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu. Fermerëve të dëmtuar, ju bëjmë thirrje që të paraqesin kërkesën e tyre duke bashkangjitur edhe fotografi dhe të njejtat ti dorëzojnë në sportelin e arhivës.

Ditëve në vijim, komisioni do të jetë në teren për të regjistruar dhe verifikuar dëmet si dhe të njejtat ti dorëzoj në MBPZHR për kompensim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat