Kurti jep lajmin e madh për studentët: Kjo sot është drejtësi

Lajme

Kurti jep lajmin e madh për studentët: Kjo sot është drejtësi

Nga: M.L. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti njoftoi sot se duke nisur nga ky vit studentët e nivelit bachelor dhe master nuk do të paguajnë për studimet e tyre.

“Duke filluar nga ky vit akademik kërkesa e kahmotshme e studentëve për ARSIM PUBLIK FALAS është e mundshme. As niveli bachelor e as ai master nuk do të paguajnë”, shkroi Kurti në Facebook.

Ajo tha se e drejta mbi arsimin është universale.

“Për shumëkënd tarifat kanë qenë të papërballueshme. E shumë studente e studntë i kanë paguar semestrat me sakrficat e prindërve apo punën e tyre të hershme.  Kjo sot është drejtësi”, përfundoi deputetja në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat