Kurti godet opozitën: Ju për dy dekada bëtë politikë dhe kulturë "turbo tallava"

Lajme

Kurti godet opozitën: Ju për dy dekada bëtë politikë dhe kulturë "turbo tallava"

Nga: M.L. Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Opinionisti Faton Kurti, vlerëson se nuk asgjë për të kritikuar lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Prania e Kryeministrit tonë në një event botëror si ky në Kanë të Francës mundet vetëm të promovojë një Imazh më të mirë për Kosovën, shteti më i ri në botë por me talente të jashtëzakonshëm në Art, Muzikë dhe Sport. Ju opozita të cilët po kritikoni dëshpërueshëm, ju për dy dekada bëtë politik dhe kulturë "turbo tallava"”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, ish qeveritarët gjatë festimeve kërcenin mbi tavolinat e ushqimit dhe duke shtënë me armë zjarri.

“Ju në vizitat "zyrtare" nëpër Evropë dhe Amerikë i merrnit me vete një ushtri njerëz koti për të shëtitur në kurriz të taksapaguesve. Ju jo vetëm keni bërë pushime me parat e taksapaguesve të Kosovës, por keni ushqyer me paratë e Kosovës kazinotë, hotelet dhe diskotekat e Europës. Ju jeni ata që e shkatërruat Imazhin e Kosovës”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat