Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEDS në Skënderaj

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEDS në Skënderaj

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:08
Idriz Prekazi

Punëtori i KEDS, Idriz Prekazi, ka humbur jetën sot pas kontaktit me rrymën.

Policia e Kosovës, rajoni i Mitrovicës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e rëndë.

“Rreth orës 17:30 të datës 21 korrik 2021, është raportuar se në rrugën “Marie Shllaku” në Skenderaj viktima rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat