Ambasadori Fabrizi: Dialogu me Prishtinën element kyç për qasjen e Serbisë në BE

Lajme

Ambasadori Fabrizi: Dialogu me Prishtinën element kyç për qasjen e Serbisë në BE

Nga: F.B Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:24
Sem Fabrizi

Ambasadori i BE në largim Sem Fabrizi, deklaroi se në Serbi për një vit e gjysmë nuk është hapur asnjë kapitull i ri për bashkëngjitje në BE, për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe ndryshimit të metodologjisë, por shtoi se dialogu është element kyç për qasjen e Serbisë në BE, por është i bindur se Serbia do vazhdojë tutje, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Fabrizi për RTS përsëriti se dialogu me Prishtinën është elementi kyç i bashkëngjitjes së Serbisë në BE, Brukseli në këtë drejtim po bën gjithçka që të ketë sukses.

"Raundi i fundit i dialogut ndoshta ishte më i vështirë nga më të vështirët, dy palët duhet të jenë të përkushtuara. Dialogu mbetet element kyç për stabilitetin e regjionit dhe bashkëngjitjen e Serbisë në BE, ka shumë interes që dialogu të jetë i suksesshëm dhe BE po bën gjithçka të realizohet kjo”, tha Fabrizi.

Në përgjigje të kritikave se kushtet janë cak i lëvizshëm, ai tha se kushtet e Brukselit janë të qëndrueshme dhe nuk ndryshojnë dhe rruga evropiane e Serbisë është e qartë.

"Dihet për çka është fjala – dialogu me Prishtinën, sundimi i ligjit, reformat, furnizimet publike, ndihmat shtetërore janë gjëra ku duhet të punohet. Në takimin ndërqeveritare me vendet e BE-së u tha se nuk ka hapje të kapitujve, por gjërat po ecin në drejtim pozitiv”, shtoi ai.

Lidhur me dialogun ndër-partiak rreth kushteve për zgjedhje, ai tha: Pres që në takimin në shtator të prezantohen idetë konkrete dhe të arrihet marrëveshje në disa pika.

Lidhur me iniciativën për Minishengenin, ai e vlerësoi të rëndësishëm për lëvizjen e lirë.

"Procesi i bashkëngjitjes në BE është lehtësuar shumë, pasi Brukseli mund të merret me të gjithë regjionin e Ballkanit dhe çdo gjë të jetë me standarde evropiane”.

Fabrizi shprehu bindjen se do ketë lëvizje në kapitujt e ri, për çka në Luksemburg u morr mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat