Mediat serbe flasin për një plan sekret të britanikëve në Kosovë

Lajme

Mediat serbe flasin për një plan sekret të britanikëve në Kosovë

Nga: F. B Më: 2 gusht 2021 Në ora: 11:36
Harta e Kosovës

Një vëmendje të madhe në opinion ka tërhequr teksti i gazetarit Kit Klarenberg, i cili ka shkruar për planin e britanikëve për ndarjen e përhershme të Kosovës.

Në të vërtetë, siç thuhet, janë paraqitur dokumente sekrete, që zbulojnë financimin shumë milionësh të përpjekjeve të Londrës për të shtuar mbështetjen e serbëve në qeverinë e Kosovës.

Kjo çështje aktuale është përfolur edhe komentuar nga Darko Obradoviç nga Instituti për siguri në TV Prva.

Obradoviç në lidhje me tekstin dhe qëllimet e investimit britanik theksoi se “janë duke u investuar shumë para për integrimin më të mirë të qytetarëve në Kosovë”.

"Kjo nuk është ndonjë risi, ose çështje e panjohur. Keni donacione të fuqishme që të arrihet integrimi më i mirë. Pas 22 viteve dhe gjithë atyre mjeteve të investuara, ne kemi rastin e zonjës Dragica Gashiç e cila nuk mundet as bukë të blejë. Ndihmën e vetme e merr nga shteti i Serbisë”, tha ai.

"Nuk jetojmë në botën e së vërtetës, por në botën e perceptimit të vërtetës. Konflikti i ngrirë është shumë i rrezikshëm, sepse do të paraqiten shërbime informative që do nisin këtë trazira e konflikte” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat