Çun Lajçi dëshpërohet me mërgimtarët e Prishtinës: Asnji prej tyne s’erdhi!

Lajme

Çun Lajçi dëshpërohet me mërgimtarët e Prishtinës: Asnji prej tyne s’erdhi!

Nga: M.L. Më: 2 gusht 2021 Në ora: 19:35
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar dëshpërimin e tij për mërgimtarët e Prishtinës.

Sipas tij, përderisa mërgimtarët nga vendet e tjera kanë shkuar tek ai për t`i marr dy librat e tij, këtë nuk e kanë bërë mërgimtarët e Prishtinës, ndonëse i kanë porositur librat.

Postimi i plotç i Lajçit:

Mërgimtarve të Prishtinës

Me vjen mirë që mërgimtarët e qyteteve tjera me thërrasin ne telefon dhe vinë të shtatorja e Bill Klintonit dhe i marrin të dy librat e fundit!

Përjashtim bajnë mërgimtarët e Prishtinës, edhe pse tri herë ua shkrova numrin (+38344149149 ne viber) dhe i luta që për shkaqet shendetsore, të Bill Klintoni në lagjën e Dardanisë, t’vinë që t’me taktojnë.

Asnji prej tyne s’erdhi!

S’erdhën as ata që i porositën dhe ua firmosa!

Çka me iu thanë? Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat