“Prokuroria të ofrojë shpërblim për gjetjen e vrasësit të 18 vjeçares”

Lajme

“Prokuroria të ofrojë shpërblim për gjetjen e vrasësit të 18 vjeçares”

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:05
Vrasësit e dyshuar në spitalin e Ferizajt

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë me shpejtësi për gjetjen e kryesit të vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.

Ajo ka thënë se duhet të ofrohet edhe shpërblim për atë që e lajmëron vendndodhjen e të dyshuarit kryesor për këtë vepër kriminale.

“PROKURORIA E SHTETIT duhet të veprojë me shpejtësi dhe efikasitet duke ofruar edhe SHPËRBLIM kush lajmeron kryersin e vepres penale ndaj vajzës nga Ferizaj. Po ashtu, në rastet e tilla Ministria e Drejtesisë përmes gjithë mekanizmave të saj duhet që përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të sigurojë që edhe nëse personi i dyshuar arratiset në shtetet tjera me shpejtësi ta sjell para drejtësisë kosovare”, ka deklaruar ajo.

Sipas avokates Gashi-Bytyqi, veprimi urgjent i këtyre mekanizmave dhe dënimet e merituara nga ana e gjykatës mund të sjellin qetësi në zemrat tona, në ate mënyrë që të vetëdijesohen të gjithë se Çdo KRIM KA NDËSHKIM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat