Gjyqtarët serb kanë bojkotuar sot punën në gjykatat në veri të Kosovës

Lajme

Gjyqtarët serb kanë bojkotuar sot punën në gjykatat në veri të Kosovës

Nga: F.B Më: 25 gusht 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Si kanë njoftuar mediet serbe, sot gjyqtarët serbë që punojnë në gjykatat në veri të Kosovës, kanë bojkotuar punën, lajmi është transmetuar nga “B92” dhe “Kosovo-online” ndërsa shkas për këtë është thënë që të jetë konfirmimi i vendimit për ish-deputetin Todosijeviç i dënuar me dy vjet burg, përcjellë “Bota Sot”.

Sipas “Index-online” gjyqtarët serb kanë theksuar se me atë vendim është shkel marrëveshja e Brukselit mes Kosovës edhe Serbisë, që parashikon që në lëndët kundër qytetarëve serbë duhet të jenë të pranishëm edhe gjyqtar serb.

Tek gjykimet në lëndët kundër serbëve paneli duhet të ketë tre gjyqtar prej të cilëve dy serbë dhe një shqiptar, kjo marrëveshje është shkel kanë thënë ata, duke shtuar se bojkotimi i punës nuk do thotë dorëheqje e gjyqtarëve serbë në komunat veriore të Kosovës.

Burime nga ajo pjesë, sipas medieve serbe thonë se bojkoti mund të zgjerohet nëse nuk ka veprime kundër këtij vendimi, pasi mund të ndodhë bojkotim edhe nga policët serb në të gjitha komunat veriore.

Ndërsa dje, Lista Serbe ka kumtuar se për shkak të vendimit ndaj ish-deputetit Todosijeviç po shqyrton mundësinë e bojkotimit të pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat