Lajçak sot takohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin

Lajme

Lajçak sot takohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 10:53
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot do të takohet ndarazi në Bled të Sllovenisë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.  

Ky takim do të bëhet me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.

“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajcak.

Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat