Ndodhë edhe kjo, kufoma lihet në korridorin e spitalit në QKUK

Lajme

Ndodhë edhe kjo, kufoma lihet në korridorin e spitalit në QKUK

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:29
Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është stërmbushur me persona të cilët janë të infektuar me Covid-19, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë shifra të frikshme të të vdekurve dhe të infektuarve me ketë virus.

Në një foto që ka siguruar shihet një kufomë në korridorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë.

“Kjo kufoma është lënë në korridorin e ORL-së sepse QKUK-ja është stërgnarkuar. Të vdekurit nga Covidi-19 tanimë është problem që të sistemohen. Kjo kufomë është fotografuar të mërkurën në mëngjes në korridorin e ORL-së”, ka thënë një burim brenda QKUK-së.

Image
kufoma

Vetëm në ditën e djeshme janë raportuar 26 presona të vdekur dhe 1448 raste të reja me Covid, ndërkaq raste aktive janë 26.525

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat