E dhimbshme: Vdes në moshë të re nga CoVID-19 anëtari i PDK-së

Lajme

E dhimbshme: Vdes në moshë të re nga CoVID-19 anëtari i PDK-së

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 10:58
Fatmir Ibrahimi

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj ka njoftuar se ka vdekur Fatmir Ibrahimi, ish kandidat i kësaj partie për asamblenë komunale të Prishtinës.

Gecaj në Facebook ka shkruar për personalitetin human të Ibrahimit.

“Fatmir Ibrahimin kush e ka njohtë, e ka ditë që mision të jetës e ka pas veç tjerët me i ndihmua. E hupe luftën me Covidin, kurrë të dorzum s’të kem pa, shok!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, çdo ditë e më shumë po rritet numri i personave që po vdesin nga CoVID-19 në moshë shumë të re.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat