Vrasja e dyfishtë në Pejë, ky është vendimi për vëllain e Astrit Ademajt

Lajme

Vrasja e dyfishtë në Pejë, ky është vendimi për vëllain e Astrit Ademajt

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 16:45
A.Ademaj

Vëllai i Astrit Ademajt që mbeti i plagosur nga ngjarja tragjike mbrëmë, është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, derisa i njëjti ka thënë se i plagosuri është ndaluar për 48 orë.

“Personi në fjalë është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Në vrasjen e mbrëmshme në Pejë mbeti i vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.

Ndryshe, mjeku kujdestar që pranoi viktimat në spitalin e Pejës, tregoi se ata ishin sjellur aty nga i plagosuri A.Ademaj, por pa shenja jete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat